Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar....

.........::::::Mire Se Vinii:::::::......
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Skuadrat e huaja dhe patriotifozlliku i shqiptarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
triplex
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 22
Registration date : 27/04/2007

MesazhTitulli: Skuadrat e huaja dhe patriotifozlliku i shqiptarėve   Sat Jun 09, 2007 12:17 pm

Po hap dhe une nje teme ketu qe mbase nuk ka te bej me sportin, por qe duke pare disa artikuj tek gazetat shqiptare(shekulli) dhe sidomos kete ketu poshte qe po ju vendos them ja vlejme te debatojme.

Me vjen keq qe disa ketu, qe kam shume rrespekt e ndjejne "veten" sikur jane Italiane, Gjermane e me the te thashe. Me vjen keq qe identifikimi tejkalon boten e sportit ne shume raste. Ma merr mendja edhe un them shume here "ne interistet" por duhet patur parasysh qe Interi psh eshte themelu nga dy Angleze ne mos gabohem dhe eshte nje ekip qe fatkisht ka perfaqesues nga gjithe bota. Me globalizimin e futbollit provincialiteti i ati ekipi pothuajse zhduket, por kombetaret jane tjeter gje, perfaqesojne me teper se sa futbolli per ato njerez qe i perkasin atij kombi. Po ne shqiptaret ?????? Ne flasim a thoni ju jemi lindur "italiane", "gjermane", "hollandeze" etj etj.

Nje gje shume shpifur. Bie gati plotesisht dakort me kete artikull me poshte dhe mendoj se shume njerez ketu duhet ti therrasin pak trunit se i ka ikur PER LESH. Ska pune patriotizmi ketu, por jane disa norma qe kur tejkalohen ne te tille gjendje jemi ne kufijte e komikes.

Artikulli poshte me sa kuptova i referoheshe nje tjeter pergjigje me siper qe dikush thoshte se "po na ktheni ne kohen e Enverit" ne kuptimin qe nuk "po na lini me bo tifozllik rehat". Tifozlliku per ekipet kombetare per mendimin tim kap normat me te larta te simpatise ndaj nje ekipi dhe lojes qe e karakterizon(Italine psh mbrojtja dhe vuajtja, Hollanden futbolli total, Brazili,Argjentina futbolli spektakel, Gjermania/Anglia loja e forte etj etj) por jo te shkohet ne nje lloj ekstaze dhe nje lloj patriotizmi ndaj nje kombi tjeter( kjo ja ben MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU kur Italianet e forumit grinden me Gjermanet e forumit) !!!!!!!

---------------------------------------------------


Ashtu si termi "liri-freedom" perdoret ne boten perendimore per te justifikuar cdo gje, te miren dhe te keqen me raste(ose hipokrizine) etj etj po tek ne ekziston dhe fjala "ne kohen e Enverit". Nje lloj sinonimi i mbrapsht pasi ne vend qe te perdorim lirine, perdorim mohimin e lirise. Kjo tregon se shqiptari akoma e ndjen veten peng te se kaluares ne shume aspekte. Sidoqofte kur shef kombe te tjera qe kane qene komuniste shikon qe kane mesuar qe te hecin perpara dhe te shikojne boten me tjeter sy, sidomos nga emigrantet e tyre jashte shtetit kane mesuar qe ta dashurojne me teper vendlindjen e tyre. Kjo gje nuk ndodh me shqiptarin, ai tashme duket i lodhur qe te mbroj kombin e vet. E ka mbrojtur ne lashtesi nga Sirianet, Greket, Romaket, Gothet, Turqit, Imperialisteve(nese e ka mbrojtur me te vertete nga "imperialistet), dhe tashme duket i lodhur qe ta mbroj, pasi armiku nuk eshte me i huaji, por eshte vete shqiptari, dhe nese ky ka qene nje armik i fjetur ne te kaluaren qe e nxirrte koken si tradhtar, tani tradhtia eshte bere "shembulli dhe norma" per tu ndjekur. Kjo patjeter e kamufluar me nje doze te rende "internacionalizmi proletar" ku "nuk ka asgje te keqe qe te tifosh me nje ekip tjeter ose te "tjetersohesh"", dhe me shkoqur akoma "boll me keto nacionalizma". Eshte per tu cuditur se si disa analiste te medhenj te shtypit shqiptar shkruanin te habitur nga "nacionalizmi" per dneshjen "Shqiperi - Greqi", dhe tani qe kemi njerez qe e ndjejne veten "azzurri", "Deuchland Uber Alles", apo "Gjela Francez" etj etj nuk del me njeri qe te kritikoj kete lloj identifikimi qe shkon PERTEJ botes se futbollit. Kete e them se me vjen te vjelle kur shof disa artikuj si "mos e perziene futbollin me politiken". Ne mos ta perzienim atehere un si tifoz i Frances nuk do dilja me parrulla Franceze, por do dilja me parrullen per idhullin tim, Zidane. AShtu si nje studiues i kultures perendimore nuk do dilte me flamurin e Gjermanise por me figuren intelektuale te bie fjala Shopenhauerit qe eshte nej personalitet qe hyjnizohet nga lindja deri tek perendimi. Ne nuk dime cfare eshte kufiri dhe si rrjedhoje e tejkalojme ate pa vetedije. Nje person qe kalon kufurin pa nje fare vetedije nuk mund ta kuptoj kurre gabimin qe ben. Jemi rritur shtrember, te pakten keto gjenerata qe vijne ti rrisim sic duhet. Urime Francezeve dhe Italianeve. Shpresoj te shikoj nje ndeshje te paharrueshme. Dhe kur Franca te vije ndonjehere te luaj ne Shqiperi, ashtu sic do vije nje tjeter ekip "i dashur i shqiptareve" si Hollanda, do kem nje kenaqesi akoma me te madhe kur Shqiperia do fitoj(nese do fitoj por mire eshte te enderrojme dhe shpresojme).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://tt-hack.tk
 
Skuadrat e huaja dhe patriotifozlliku i shqiptarėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agron Duro: Fjalėt e huaja dhe gjuha shqipe
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Rrahje mes shqiptarėve e serbėve nė palestrėn e Mitrovicės
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave nė Kusur tė Hasit nė prill tė vitit 1941 - pjesė e skenarėve serb pėr shfarosjen e shqiptarėve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Mire Se Na Vini Ne Forumin Ton Shqiptar.... :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: